Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures, Baba Mondi bën thirrje për paqe: Të ruajmë vlerat e njerëzimit!
08/07/2025 11:05
Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Baba Mondi gjatë ceremonisë të mbajtur sot në kryegjyshatën botërore bëri thirrje për paqe dhe qetësi.
Ai u lut që të pushohen konfliktet dhe luftërat në mbarë botën.
‘Lutemi që njerëzimi të gjejë paqe qetësi. Disa njerëz falënderojnë Zotit, disa pretendojnë se janë nën udhëheqjen e djallit. Personi bujar është ai që ndihmon dhe nuk pret gjë pas. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë të mirë. Amaneti i Zotit është i shenjtë. Të ruajmë vlerat e njerëzimit’, u shpreh ai.
Top Channel