
Avokati i Ervin Salianjit tregon si ish-deputeti fitoi lirinë me kusht.
“Sikurse e parashikon ligji, duhet të kryente jo më pak se 2/3 e dënimit, tani që flasim ai ka bërë 3/4. Ne kërkesën e kemi depozituar në fund të muajit. Zgjati një muaj e gjysmë shqyrtimi i kërkesës. Ai nuk kishte dënime të tjera apo masa të tjera. Ka pasur sjellje të mirë. Dënimi për të është i shumëfishtë, i është ndërprerë mandati i deputetit, nëse nuk ka një vendim tjetër në Gjykatën Kushtetuese, ka 5 vite heqje të drejte për funksione publike. Ne do të vijojmë betejën në GJK e deri në GJEDNJ”.
Ai tregon se Salianji e priti pozitivisht vendimin e gjykatës.
“Më tha që do dalë në një konferencë për shtyp. Është e domosdoshme që të mbajë një qëndrim publik për të gjitha këto që ka kaluar”.
Top Channel