Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Mix”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 21 vjeç, banues në fshatin Kullë, Manzë, Durrës.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Rr. K., 40 vjeç, banues në Kullë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se shpërndante lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;

Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë

Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Top Channel