Zelensky zbardh bisedën me Trump: Ishte më e mira që kemi pasur gjatë kësaj kohe

05/07/2025 22:32

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se biseda e tij e fundit me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë ishte më e mira dhe më produktivja që ka pasur.

“Sa i përket bisedës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, e zhvilluar dje, ajo ishte ndoshta më e mira që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe, më produktive,” tha Zelensky.

Zelensky shprehu mirënjohje për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar.

“Sistemi Patriot në veçanti është çelësi për mbrojtjen nga kërcënimet balistike”, shtoi presidenti ukrainas.

 

Top Channel