Valë tjetër arrestimesh ndaj opozitës në Turqi, autoritetet turke arrestojnë 3 kryebashkiakë të partisë kundërshtare të Erdogan

05/07/2025 09:43

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës, nën dyshimin për korrupsion.

Ata janë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanas, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere, dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.

Dy arrestimet e para u kryen si pjesë e hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek bie nën një hetim të ngjashëm nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Antalyas.

Informacionet tregojnë gjithashtu se u arrestua edhe nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin. Kryetari i të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.

Të martën, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soyer, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së.

Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars.

Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim.

Top Channel