
05/07 21:30
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po punon me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese atje.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, do të jetë “atje së shpejti”.
“Unë dhe Melania po lutemi për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ekipet tona të ndihmës së shpejtë të guximshme janë në vendngjarje duke bërë atë që bëjnë më mirë. Zoti i bekoftë familjet dhe zoti e bekoftë Teksasin”, shkroi presidenti në Truth Social.
Të paktën 27 persona dihet se kanë vdekur pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati herët të premten, ndërsa më shumë se 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Top Channel