
Policia australiane tha të premten se po kërkonte një të dyshuar për një sulm zjarrvënieje në një sinagogë në Melburn, ndërsa rreth 20 persona ishin brenda ndërtesës.
Sipas transmetuesit shtetëror ABC, rreth orës 8 të mbrëmjes një burrë derdhi lëndë të ndezshëm në hyrjen e sinagogës hebraike në lindje të Melburnit, duke shkaktuar zjarr.
“Në kohën e sulmit kishte rreth 20 persona brenda sinagogës”, tha policia, duke shtuar se të pranishmit ikën nga ndërtesa përmes një daljeje emergjente.
🚨 BREAKING:
A pro-Hamas mob in Melbourne stormed an Israeli-owned restaurant and then tried to set fire to a synagogue while Jewish families were inside for Shabbat dinner.
The restaurant was attacked because the owner’s business partner supports the Gaza Humanitarian… pic.twitter.com/MC1i8NTpqF
— Yehuda Teitelbaum (@chalavyishmael) July 4, 2025
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan zjarrin, i cili shkaktoi disa dëme, por nuk pati të lënduar.
Deklarata e policisë thekson se “nuk ka vend në shoqëri për sjellje antisemtiste ose të motivuara nga urrejtja”.
Suspected arson at this synagogue in East Melbourne. FRV say they received triple zero calls around 8pm last night. More to come #7NEWS @7NewsMelbourne pic.twitter.com/rbYZwlANF1
— Jacqueline Stanley (@jacstanley7) July 4, 2025
Ky është sulmi i dytë i tillë në një sinagogë në Melburn, pas atij dhjetorin e kaluar në periferi të Riponley.
Në vitet e fundit, ka pasur disa sulme antisemitiste në Australi, ku shtëpi, shkolla, sinagoga dhe automjete janë shënjestruar nga vandalët dhe zjarrvënësit.
Top Channel