
Britania njoftoi sot se po rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lamy viziton sot Damaskun.
“Ka një shpresë të re për popullin e Sirisë. Britania po rivendos marrëdhëniet diplomatike sepse është në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re në përmbushjen e angazhimit të saj për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, më të sigurt dhe të begatë për të gjithë sirianët“, tha Lamy në një deklaratë.
Siria ka përmirësuar marrëdhëniet me vendet perëndimore pas rrëzimit të Presidentit Bashar Assad në dhjetor në një ofensivë të udhëhequr nga grupi islamist Hayat Tahrir al-Sham i al-Sharaa.
Më herët këtë javë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i jepte fund shumë sanksioneve ekonomike amerikane ndaj Sirisë, duke zbatuar një premtim që i bëri al-Sharaa-s.
Top Channel