Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosur lufte në një raund të ri bisedimesh sipas një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar në Stamboll, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar numrin e saktë.
Të dyja palët kanë shkëmbyer të burgosur disa herë gjatë luftës, herën e fundit më 26 qershor.
“Më 4 korrik, një grup i ri ushtarësh rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, duke publikuar një video që tregonte rreth 15 ushtarë që bërtisnin “Rusia!” ndërsa ishin të mbështjellë me flamuj rusë.
Ky shkëmbim u konfirmua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili sqaroi se Kievi rikuperoi personelin ushtarak, “shumica e të cilëve mbaheshin nga rusët që nga viti 2022”, si dhe civilët.
“Diskutimet duhet të vazhdojnë. Qëllimi i Ukrainës është të lirojë të gjithë bashkatdhetarët tanë të mbajtur nga Rusia”, tha presidenti në Telegram.
❗️Russian Soldiers Return from Kiev-Held Territory – ??’s MoD
In the latest exchange, Ukraine received a group of POWs from Russia under the Istanbul agreements. pic.twitter.com/uWaw0Tujox
— RT_India (@RT_India_news) July 4, 2025
Më 2 qershor, Kievi dhe Moska ranë dakord të lirojnë të gjithë të burgosurit e luftës nën moshën 25 vjeç ose të plagosur rëndë, dhe të kthejnë eshtrat e luftëtarëve të vdekur, i vetmi rezultat i prekshëm i negociatave në Stamboll.
Të dyja palët kohët e fundit ndaluan së dhëni shifra mbi numrin e të burgosurve të luftës të liruar në këto shkëmbime.
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti lejoi rifillimin në maj të bisedimeve të ngushta të paqes midis ukrainasve dhe rusëve, të cilat ishin pezulluar që nga pranvera e vitit 2022.
Megjithatë, dy raundet e bisedimeve, të cilat deri atëherë po mbaheshin nën ndërmjetësimin turk, nuk kanë çuar në ndonjë zhvillim të rëndësishëm, ndërsa datat për raundin e tretë të bisedimeve nuk janë caktuar ende.
Top Channel