
Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton Reuters.
“Ne u kemi dorëzuar ndërmjetësve, Katarit dhe Egjiptit, përgjigjen tonë ndaj propozimit për armëpushim“, tha një zyrtar i Hamasit për Reuters në kushte anonimiteti. “Përgjigja e Hamasit është pozitive dhe mendoj se duhet të ndihmojë dhe lehtësojë arritjen e një marrëveshjeje“, shtoi zyrtari.
Trump tha të martën se Izraeli kishte rënë dakord “me kushtet e nevojshme për të finalizuar” një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të bëheshin përpjekje për t’i dhënë fund luftës së aleatit të SHBA-së në enklavën palestineze.
Netanyahu ka thënë vazhdimisht se Hamasi duhet të çarmatoset, një qëndrim që grupi militant, i cili mendohet se mban 20 pengje të gjalla, deri më tani ka refuzuar ta diskutojë.
Netanyahu do të takohet me Trumpin në Uashington të hënën. I pyetur nëse Hamasi kishte rënë dakord me marrëveshjen e fundit të armëpushimit, Trump tha: “Do ta mësojmë gjatë 24 orëve të ardhshme”.
Top Channel