Pesë mijë të dashura dhe futbollist i dështuar në Itali. Kush është Portalupi, trajneri brazilian që po shkëlqen në Botërorin e Klubeve

04/07/2025 14:34

Ish-futbollisti i dështuar i Serisë A po jeton vitet më të bukura në pankinë dhe pas eliminimit të Interit, ëndërron të kthejë kundërshtarin Inzaghi për mbrëmjen e gjysmëfinales.

Renato Portaluppi, i vetmi brazilian që e ka fituar Copa Libertadores si lojtar dhe më pas si trajner—mbërriti në Itali në verën e vitit 1988 me famë dhe lëvdata të mëdha: “beteja vërtetë e merkatos”, “i rilindur”, “produkti më i mirë i futbollit brazilian”.

Mirëpo, sezoni u konsiderua i zhgënjyer dhe pas vetëm një viti, ai u rikthye në Brazil, duke mbetur në kujtesën e tifozëve si një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë e Serisë A.

Tani, në moshën 62‑vjeçare, Portaluppi drejton Fluminense-n, që do të përballet në çerekfinalet e Boterorit të akluneve me Al Hilal të Simone Inzaghit pas eliminimit të Interit të Lautaro-s dhe Mkhitaryan-it—me të cilët ai pati edhe një konflikt gjatë ndeshjes.

Suksesi si trajner ne Brazil i paraprin një karriere si lojtar i dështuar në Romë, në fund të viteve ’80, më shumë i mbajtur mend për jetën e tij jashtë futbollit, ku kishte pranuar se kishte pasur 5 mije te dashura. Ndërsa shënoi 4 gola ne Kupe dhe 0 në kampionat në 23 ndeshje.

Si trajner, ai po përjeton vitet më të suksesshme: në 2017 fitoi Copa Libertadores me Gremio-n dhe tani, me Fluminense-n, po shkon shpejt drejt një gjysmëfinaleje historike.

Top Channel