“Rrjeti i protestave në Evropë zgjerohet në 101 organizata në 9 vende”, investigimi i Fox News: Si koordinohen nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja 21/10 11:00
Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit lidhur me atë që ata pretendojnë për mungesë të transparencës mbi pamjet filmike dhe votës së diasporës.
Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kërkesa është bërë më datë 4 korrik, dhe që mes të tjerash është vënë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar OSBE-ODIHR.
Top Channel