Pas largimit të Iranit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, grupi i inspektorëve të OKB-së lë Teheranin

04/07/2025 14:51

Një ekip inspektorësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është larguar shëndoshë e mirë nga Irani për t’u kthyer në selinë e agjencisë së OKB-së në Vjenë, pasi qëndroi në Teheran gjatë luftës midis Izraelit dhe Iranit, tha sot IAEA.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi, përsëriti rëndësinë kritike të diskutimit të IAEA-së me Iranin mbi detajet e rifillimit të aktiviteteve të nevojshme të monitorimit dhe verifikimit në Iran sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një ligj të ratifikuar këtë javë, Teherani pezulloi zyrtarisht bashkëpunimin e tij me IAEA-në.

Ligji përcakton se çdo inspektim i ardhshëm i objekteve bërthamore iraniane nga IAEA kërkon miratimin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Teheranit.

Pas fillimit të luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, Teherani kërcënoi të ndërpresë bashkëpunimin me IAEA-në, duke e akuzuar atë për mbështetje të vendeve perëndimore dhe për justifikimin e sulmeve ajrore izraelite, të cilat filluan një ditë pasi bordi i drejtorëve të IAEA-së miratoi një rezolutë që dënonte Teheranin për shkelje të detyrimeve të tij për mospërhapje.

Top Channel