Ndërkohë që Europa vuan nga i nxehti, Amerika Latine përballet me të ftohtë të paprecedentë, 15 persona humbin jetën nga temperaturat nën 0

04/07/2025 12:36

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të paktën 15 personave dhe duke i detyruar qeveritë të kufizojnë përdorimin e gazit natyror dhe të ngrenë strehimore emergjente.

Një masë ajri polar nga Antarktida po ndikon në rajon, duke ulur temperaturat shumë nën 0°C në këto tre vende të Amerikës Latine.

Në Argjentinë, të paktën nëntë persona të pastrehë kanë vdekur për shkak të të ftohtit këtë, sipas organizatës joqeveritare Proyecto 7.

Në Buenos Aires, temperatura ra në -1.9°C të mërkurën, niveli më i ulët në 34 vite. Ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga kërkesa e lartë lanë mijëra njerëz pa energji për më shumë se 24 orë në disa zona. Bora ka mbuluar edhe plazhet Atlantike të Argjentinës, ndërsa në komunitetin e vogël Patagonian të Macinchao, temperatura ra në -18°C të martën.

Qeveria pezulloi të mërkurën furnizimin me gaz natyror për bizneset dhe stacionet e benzinës për të siguruar që kishte mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e familjeve.

Autoritetet në Uruguai, ku temperaturat ranë nën zero në disa zona, shpallën një “alarm të kuq” mbarëkombëtar pasi gjashtë persona vdiqën. Sipas alarmit të kuq, qeveria mund t’i zhvendosë të pastrehët në strehimore të përkohshme.

Në Montevideo, temperatura më e lartë e regjistruar më 30 qershor ishte 5.8°C, niveli më i ulët që nga viti 1967, sipas meteorologut Mario Bidegain.

Kili ka aktivizuar gjithashtu një plan strehimi për të pastrehët. Në qytetin Chilan, 400 kilometra në jug të Santiagos, termometri tregoi -9.3° Celsius, sipas agjencisë meteorologjike të vendit.

Borë ra në disa zona të Shkretëtirës Atacama, më e thata në botë, për herë të parë në një dekadë.

“Ajo që po ndodh këtë javë në Kili dhe më gjerësisht në Bririn e Amerikës së Jugut është një valë e ftohtë e shkaktuar nga lëvizja masive e ajrit polar nga Antarktida”, tha Raul Cordero, një klimatolog në Universitetin e Santiagos.

Situata pritet të përmirësohet në ditët në vijim.

Top Channel