
Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes dhe ka zbuluar disa gabime në numërimin fillestar, me ndikim të lehtë te partitë dhe kandidatët, por pa asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandatit.
Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota. Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota nga korrigjimi.
Një nga çështjet më të diskutuara brenda Partisë Demokratike ishte gara mes ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe kandidatit Aulon Kalaja, i cili kërkoi rinumërim pas rezultatit fillestar. Kërkesa nuk u mbështet nga vetë PD, por u depozitua përmes Partisë së Legalitetit, pjesë e koalicionit opozitar më 11 maj.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Arjan Ndoja ka rezultuar me 88 vota të marra padrejtësisht, ndërsa Aulon Kalasë i janë rikthyer 11 vota që nuk i ishin përfshirë në numërimin e parë.
Ndryshime janë regjistruar edhe për kandidatë të tjerë në listën e PD-së ku Emri Vatës i janë shtuar 54 vota, Edlira Harizi 17 vota, ndërsa Petro Vokopolës i janë hequr 39 vota
Në radhët e socialistëve, kandidati Arkend Balla ka humbur 63 vota nga numërimi fillestar. Ndërkohë Ani Dyrmishit i janë shtuar 18 vota dhe Alban Xhelilit 25 vota.
Top Channel