
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se brenda 24 orëve pritet të qartësohet nëse do të arrihet një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit.
“Do ta dimë në 24 orët e ardhshme”, u shpreh Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë mbi qëndrimin aktual të Hamasit ndaj propozimeve për paqe.
Deklarata e presidentit amerikan u publikua nga mediat rajonale, të cilat raportuan gjithashtu se Hamasi po tregon shenja hapjeje ndaj një marrëveshjeje të mundshme – një lëvizje që mund të jetë vendimtare për zhvillimet në terren.
Sipas burimeve nga Hamasi, një përgjigje pozitive për armëpushimin mund të vijë brenda pak orësh, duke rritur shpresat për një ndalesë të përkohshme të luftimeve dhe një kthesë drejt bisedimeve diplomatike.
Top Channel