
Këtë mbrëmje në Top Story, në pjesën e parë të emisionit u trajtua situata politike e Kosovës, ku prej më shumë se 30 seancash nuk po arrihet që të konstituohet Kuvendi i ri.
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se vendimi që dha kjo Gjykatë pak ditë më parë duke u lënë 30 dit afat deputetëve për të zgjidhur këtë ngërç, ishte i butë.
Ai tha se duhet të merren parasysh jo vetëm problemet që ky ngërç sjell në Kosovë, por edhe hapësirat që i jep Serbisë që të ‘pengojë’ vendin në rrugën drejt BE dhe zhvillimin.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një vendim i butë, ka dhënë një zgjidhje të përkohshme. Është një lloj presioni juridik ndaj deputetëve që për 30 ditë të konstituohet Kuvendi se mund të ketë pasoja. Duhet të mendojmë momentin e Kosovës dhe ka mundësi që ky vit të jetë vendimtar për Kosovën në raport me Serinë, e cila vepron kundër nesh në çdo mundësi që ka.
7 herë kemi bërë kërkesë për Interpol, nuk na ka lejuar Serbia, ne jemi shtet i papërmbushur, dhe ne kemi detyrë që shteti të jetë i përmbushur. Këto defekte janë afatshkurtra, e para 900 milionë ka pasur KE dhe kemi pasur të hyjmë në KE, kërkesa jonë ka kaluar në Asamble dhe ka pasur të kalojë në Ekzekutiv, dhe nuk ka kaluar”, tha ai.
Sa më sipër, Kryeziu shtoi se ka informacion që kjo situatë shqetëson edhe administratën amerikane.
“Edhe administrata amerikane është e shqetësuar dhe do të ndërhyjnë me aq sa kam unë informacione”, u shpreh Kryeziu.
Top Channel