E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë 23/11 23:01
Autoritetet ukrainase thanë të enjten se rusët sulmuan portin e Odesës gjatë natës, duke lënë pesë persona të plagosur, përfshirë një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçare.
Një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe infrastruktura tjetër civile u dëmtuan, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në Telegram. Gjashtë apartamente u shkatërruan plotësisht, 36 u dëmtuan pjesërisht, shtoi ai. “Fëmijët e dehur nga tymi i flakëve u dërguan në spital”, tha Kiper. Tre të plagosurit e tjerë, të gjithë të rritur, morën kujdes mjekësor në vend.
Top Channel