Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kryeziu: Është çështje inati! Kjo arrogancë politike nuk po arrin një kompromis

03/07/2025 21:27

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, Kosova përballet me një krizë të re institucionale.

Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi kanë dështuar 41 seanca radhazi, për shkak të mungesës së kuorumit apo mospajtimeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i GJK-së, i cili ishte i ftuar në Top Story, foli për ngërçin politik në Kosovë, ku tha se ‘e bëjnë nga inati’.

Sakaq ai tregoi bisedat që ka pasur me deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

A mund ta bëjë vetëm konstituimin e Kuvendit? Herën e parë (qeveria para zgjedhjeve) e ka bërë 51% dhe nuk kemi pasur problem. Problemi tani është ai i mos lëshimit të pe-së. Unë kam diskutuar me shumë deputetë dhe i kam pyetur ‘pse veproni në këtë mënyrë dhe deri kur?’. Përgjigja ka qenë fatkeqësisht ‘nga inati’ dhe ‘nuk e dimë deri kur’. Kam biseduar me të gjithë, deputetë të mazhorancës dhe opozitës. Është çështje inati. Kjo arrogancë politike po vazhdon deri më tej, nuk po arrin në një kompromis.

Partia e parë nuk ka fituar, ka një fitore relative. Partia që fiton tek ne është partia që fiton 51% të votave. I ka disa privilegje.”, u shpreh ai.

 

Top Channel