
Partia Demokratike e Kosovës të enjten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një lëndë sa i përket bllokadës së Kuvendit të Kosovës.
Memli Krasniqi thotë se partia që ai e udhëheqë konsideron se insistimi i kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit për votimin e fshehtë është jokushtetues.
Lëndë për në Gjykatën Kushtetuese janë duke përgatitur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kreut të kësaj partie, Lumir Adbixhikut po ashtu për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje në votim të fshehtë.
Por është Lëvizja Vetëvendosje që konsideron se partitë e tjera, duke mos marrë pjesë në votim po e shkelin Kushtetutën e kësisoj po përgatisin lëndë për institucionin më të lartë juridik.
Njohësit konsiderojnë se sa i përket votimit të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin, që sipas tyre nuk lejohet.
Por, shtojnë se duhen sqarime shtesë mbi disa çështje për çka Gjykatës Kushtetuese mund t’i drejtohet edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Një javë më parë Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin që i obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës më së largu deri më 26 korrik.
Top Channel