
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi procesin e rinumërimit në Fier, që solli ndryshim mandatesh në radhët e socialistëve.
Por, Berisha nuk i shpëtoi komentit dhe për votat e padrejta që kishte përfituar Partia Demokratike.
Një ditë pas rikthimit nga Portugalia, ku mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Berisha tha se paraqiti te ndërkombëtarët fakte për 11 Majin.
“I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës. Me fakte, dokumente me të dhëna. Por, Edi Rama po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme që ti fshi gjërat dhe ju garantoj se po dështon.”.
Ndonëse zgjedhjet mbaruan dhe PD humbi sërish, Sali Berisha nuk dha një datë se kur do të mbyllet kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara. Kontrata 6 milionë dollarë, më e shtrenjta e Partisë Demokratike, që u firmos nga Flamur Noka, synonte edhe heqjen e “non gratës” për Berishën.
Berisha shprehu bindjen se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 Majit, por do vijojë luftën për një qeveri teknike.
Top Channel