
Borussia Dortmund është skuadra e fundit që kalon në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, kjo pas fitores 2-1 kundër ekipit meksikan të Monterrey.
Sfida e luajtur në Atlanta nisi mjaft mirë për skuadrën gjermane, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 14’ me anë të Guirassyt, i cili pas 10 minutash shënoi dhe të dytin.
Gjithsesi, Sergio Ramos me shokë nuk u dorëzuan, të cilët shënuan në fillimin e pjesës së dytë me Berterame. Meksikanët tentuan disa herë që të rikthenin baraspeshën, por gjermanët ruajtën rezultatin, duke kaluar më tej në çerekfinale.
Aty, Dortmundi do të luajë kundër Realit të Madridit, por sfida mes vëllezërve Bellingham nuk do të ndodhë, pasi Jobe plotësoi numrin e kartonëve dhe do të mungojë në duelin kundër vëllait të tij Jude.
Faza çerekfinale do të startojë më 4 korrik me ndeshjen Fluminense-Al Hilal në orën 21:00, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI:
BORUSSIA DORTMUND 2-1 MONTERREY
Guirassy 14’, 24’ / Berterame 48’
Top Channel