Fermerët e shalqirit në Kallm të Madh të Fierit u ngritën sot në protestë, për shkak të rënies së çmimit nga 25 në vetëm 10 lekë për kilogramë.

Ata u shprehën se po sheshin produktin nën kosto, gjë që po i çon drejt falimentimit. “Po shesim nën kosto, po falimentojmë”, shprehen ata.

Fermerët shprehen se rënia e çmimit të shalqirit në 10 lekë nuk i ndihmon ata të mbulojnë as shpenzimet bazë të prodhimit.

Sipas tyre, janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin çmimin në mënyrë arbitrare, duke përfituar nga mungesa e kontrollit dhe ndërhyrjes së institucioneve.

Kostoja është shumë më e lartë. Duhej të shitej të paktën me 20 lekë që të mos dilnim me humbje” thonë ata.

Përballë kësaj situate, shumë fermerë kanë lënë prodhimin në arë, pa e mbledhur fare, pasi shitja e tij do t’u sillte më shumë humbje.

Është një situatë që përsëritet çdo vit, dhe po na çon drejt falimentimit e braktisjes së vendit” – shtojnë ata, ndërsa apelojnë për mbështetje urgjente nga shteti dhe institucionet përkatëse.

Top Channel