
Këtë të mërkurë në studion e Top Story-t u diskutua për jetën dhe misteret e Princeshës Diana.
Murat Basha u shpreh se Dianën e ka simpatizuar për shkak se ka ndjekur zemrën.
“Dianën e kam simpatizuar, ka një histori dashurie si Mbretëresha Silva e Suedisë. Diana vinte nga një familje aristokrate. Më ka pëlqyer ajo që ka bërë Diana, njeriu duhet të ndjekë zemrën”, u shpreh ai.
Ndërsa analisti Arjan Curri u shpreh se ‘ata që ndjekin zemrën pendohen’, ndërsa shtoi se mbretërit janë më të palumturit, pasi janë në konflikt mes detyrës dhe zemrës’.
“Follow your heart është një batutë e zakonshme filmash. Nga ajo që po shohim monarkitë moderne dhe post moderne, shumica prej tyre kanë dalë nga trashëgimitë. Disa janë penduar, disa janë munduar të kthehen. Të gjithë pendohen që ndjekin zemrën. Njerëzit nga jashtë shohin një përrallë me mbretërit, mbretërit janë më të palumturit në botë, janë në konflikt mes detyrës dhe zemrës.”, u shpreh.
Top Channel