
Botuesja Elda Vela ka rrëfyer në studion e emisionit Top Story detaje nga libri që tregon lidhjen e dashurisë mes Dianës dhe Dodit parë në këndvështrimin e mazhordomit të këtij të fundit.
Në libër flitet se ditën e vdekjes Diana do të merrte unazën 200 mijë dollarë nga Dodi, gjë e cila nuk ndodhi për shkak të aksidentit tragjik.
Elda Vela: Ne kemi sjellë së afërmi një libër Dodi dhe Diana një histori dashurie e parë në këndvështrimin e maxhordomit prej 7 vitesh të Dodit, e pata me skepticizëm ku e mora librin në fillim, e lexova disa herë, aty pashë disa fakte interesante, pasi e botuam mendova që bëra mirë jo vetëm si biznes se libri pati goxha sukses, por pashë që edhe lexuesit patën një tjetër këndvështrim për Dianën për dashurinë e saj sublime me Dodin. Në këtë libër figura e tij del më e plotë.
Unë mendoj që Dodi i plotësoi figurën mashkullore, ata të dy si personazhe patën një energji të jashtëzakonshme filantropike, të dy kanë kontribuar shumë në mënyra dhe qasje për të ndihmuar në kauza. Unë nuk e njihja para se të lexoja librin, por autori më dha një figurë të plotë të Dodit në mënyrën se si ai e trajtonte jo vetëm Dianën. Ai i dha një shtysë që ajo të ridimensionojë vetën në atë periudhë të shkurtër që ata ishin bashkë.
Unë nuk e mendoja që në 37 ditë sipas rrëfimit të autorit dy njerëz mund të dashuroheshin kaq shumë. Sipas tij, ditën që të dy humbën jetën ka pasur një unazë të kushtueshme 200 mijë dollarë që Dodi do t’i dhuronte Dianës, por që nuk mundi. Maxhordomi e gjeti kutinë e unazës së kushtueshme të nesërmen në dollap
Top Channel