Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Ervis Martinajn e kam dëgjuar, punoja në biznesin tim, fëmijët jetonin me qira

01/07/2025 17:00
Vrasja e Santiago Malko

Përpara se SPAK të shpallë pretencën ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të klanit Duka, gjykata dëgjoi edhe një dëshmi të fundit.

Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës dhe Erlis Dukës shqipëroi një portret ndryshe për djemtë të cilët I përshkroi aq të qetë sa askush nuk I kishte trokitur me shqetësime. I pyetur për të akuzuarit e tjerë  si Dritan Agai, Oltion Loga, Bledi Teta, Ilir Selmani dhe Fatmir Hyseni të dyshuar se bashkëvepruan për të vrarë ish policin Santiago Malko, dëshmitari tha se I njihte ose përmes medias, ose i kishte të afërm krushqie dhe  banorë të lagje. Kur u pyet në sallë nëse e njihte Santiago Malkon, vrarë në 2019 dhe një ngjarje për të cilën akuzohen djemtë e tij dëshmitari këmbënguli se nuk e njihte.

“Mesa di unë, as djemtë e mi nuk kanë pasur konflikt. Në dijeninë time, nuk e di nëse kanë pasur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh”, u përgjigj Mehmet Duka.

Megjithatë në aktet hetimore Spak thotë se dy vëllezërit Duka janë organizatorët e vrasjes së ish efektivit , cilësuar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj që është një tjetër emër nga bota e krimit e  që nga miq u kthyen në rivalë për jetë a vdekje

Për prokurorinë e posaçme shkak i armiqësisë midis Ervis Martinaj dhe Leonard Dukës është pikërisht dhuna ushtruar nga i ndjeri Santiago Malko ndaj të atit i cili gjatë procesit insistoi se nuk kishte patur asnjë konflikt dhe se nuk ishte dhunuar asnjëherë.

Për vrasjen e Santiago Malkos drejtësia kishte dënuar me 25 vite burg vëzhguesin Bledi Teta, një verdikt i cili u prish nga gjykata e lartë. Sakaq gjyqi ndaj të tjerëve ka vazhduar me procedurë të zakonshme, pavarësisht se shumica e të pandehurve janë në kërkim.

Top Channel