Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend

01/07/2025 12:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi rinumërimin e votave për qarkun e Fierit.

Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar.

Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19.

Ndërsa Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut fier, i janë shtuar 10 vota.

Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca.

Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 588 vota pasuar nga Gentian çela me 223 vota më shumë se çfarë i takonin.

Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 210 vota pasuar nga Antoneta Dhima me 20 vota.

E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 17 vota.

Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste.

E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel