Shefi diplomacisë shqiptare, Igli Hasani tregon se si përpjekjet diplomatike shpëtuan nga dënimi me vdekje në Kinë Klaudio Kananin pasi rasti i tij u sensibilizua në edicionet e lajmeve në Top Channel më 2 Korrik 2024.

Fillimisht ministri Hasani  në intervistën me gazetarin Muhamed Veliu, apelon për respektim të ligjeve në fuqi nga shtetasit shqiptarë kudo në botë.

“Është detyra e shtetit shqiptarë që të garantojë jetën e çdo shtetasi të vendit tonë. Të garantojë atë që askush nuk ka të drejtë ta heqë dhe kjo ka qenë dhe do të jetë përpjekja e Minitrisë së Jashtme, përpjekja e diplomatëve, e të gjithë kolegëve të mi për të bërë të mundur që të mos kemi tragjedi kaq të mëdha njerëzore. Unë jam njohur ekzaktësisht sot një vit më parë me situatën.

Ka qenë deputetja e zonës Mirela Kumbaro e cila më ka njoftuar për situatën e krijuar më pas ishit ju që na vutë në dijeni dhe kemi filluar menjëherë punën  duke përdorur të gjitha mundësitë tona, kanalet diplomatike. Jemi një vend me një infrastrukturë e cila është e gjitha e bazuar në raporte në marrëdhënie dhe marrëveshje dhe kemi punuar në 1 vit në të mënyrat dhe format që vendimi çfarë do lloj gjykate të mos ishte ai ekstremi me humbje jete.

I kam shkruar një letër ministrit të jashtëm. Kemi patur një korrespondencë të frytshme e cila pati një rezultat shumë pozitiv por gjithashtu është shumë e rëndësishme që kudo ku shkojmë kudo ku jemi të respektojmë ligjet”, u shpreh ministri Hasani.

Ministri Hasani thotë se Kina nuk ka kërkuar asnjë favor për ti hequr dënimin me vdekje të riut nga Tepelena. Tregon hapat që do të ndiqen për ti mundësuar Kladio Kananit transferimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri.

“Të jemi në gjendje ku vazhduar punën me kolegun Manja dhe të arrimë në një nivel tjetër të arrimë që të kemi një marrëveshje me Republikën Popullore të Kinës për mundësinë e shkëmbimit të atyre të burgosurve që vuajnë kohë burgimi në vendet respektive në mënyrë që si me shumë vende të tjera që ne kemi marrëdhënie që kjo koha e burgimit të vuhet në vendin e origjinës”, tha numri një u diplomacisë shqiptare.

 

Top Channel