Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
01/07/2025 12:08
Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, pasi u kap me lëndë narkotike, armë zjarri dhe pajisje luftarake në posedim.
Gjatë kontrollit në automjetin e Gjovalin Manit u gjetën disa doza kokaine, ndërsa në banesë iu sekuestruan 110 kapsolla detonatore, dy pistoleta, një silenciator dhe municion luftarak.
I arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Autoritetet sekuestruan gjithashtu një automjet dhe një telefon celular që dyshohet se janë përdorur për veprimtarinë kriminale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.
Top Channel