Gjyqi ndaj Nuredin Dumanit/ Gjykata pranon kërkesën për deklarimin e Alibejt, përplasje mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorit në seancë!

01/07/2025 13:24

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për dhënien e gjashtë procesverbaleve të deklarimit të bashkëpuntorit Erjon Alibej.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i është marrë deklarim shtetasit Erion Alibej (pyetur dhe në datat 14,15,16,17,20.06.2022, si person nën hetim, deklarime të marrë me mjete audio- video, dokumentuar me proces-verbalin përkatës ndaj të cilit, transkriptuar më datë 29 shtator 2022, dokumentuar me proces-verbalin përkatëse, si dhe pyetur më datë 15.12.2022, si person nën hetim, dokumentuar me proces-verbalin ndaj të cilit zhvillohen hetime…).

Të gjitha këto proces-verbale janë bërë shkak i debatit në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorëve, ku njëra palë i kërkon gjykatës të dorëzojë dokumentet, ndërsa prokuroria kërkon që të mos i dorëzojë.

Debati në sallën e gjykatës mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorit Behar Dibra

Avokatja: Është e turpshme që prokurori po pyet në mënyrë të njëanshme që të favorizojë disa e disa jo

Prokurori: E turpshme që ju vini e papërgatitur

Avokatja: Disa herë e kam vënë re këtë prokuror dhe po ja mbledh shkeljet

Prokurori- Ec e bëj kallëzim

Avokatja- Patjetër që po

Gjykata – Ndërhyrje , avokate mos fol. Po të tërheqim vëmendjen për shkelje etike

Avokatja e Altin Ndocit: në kushtet kur drejtuesja e seancës merr vendime pa pyetur dy anëtarët e therë, mendoj që gjyqtarja ka shkelur etikën kërkoj përjashtimin nga ku gjyq të relatores së çështjes Ëngjëllushe Tahiri. Kërkoj të më vihet në dispozicion kohë për ta paraqitur  kërkesën me shkrim. Ne kërkojmë kohën qe të na vendosen aktet procedurale nga ana e prokurorit dhe kjo s’po ndodh

Gjykata:E konsultuar në vend , pasi u konsultuam vendosëm të vazhdojmë gjykimin. Vazhdojmë në lidhje me pyetjen e dëshmitarit të drejtësisë Skerdi Tase

Prokurori Behar Dibra: O Eda po sikur ishe mirë qeparë. O Eda je e lutur të na nderosh në seancë

Avokatja: Prokuror ti e ke bërë tënden (largohet)

Behar Dibra: Avokatja është sjellë disa herë kështu , ju kërkoj të merrni masa. Kjo avokate bën kërkesa të palogjikshme

Behar Dibra: duket hapur sjellja e saj e pamenduar. Kërkoj të merrni masa

Gjykata: Ulu prokuror

Prokurori: Është e disa herë që ndodh kjo gjë

Ndërhyn prokurorja Doloreza Musabelliu: Duke qenë se avokatja u largua dhe shkeli etikën kërkojmë gjobitjen e kësaj avokateje dhe meqenëse i pandehuri Altin Ndoci mbeti pa mbrojtës kërkojmë shtyrjen e procesit. Kërkojmë ndërhyrjen e dhomës së avokatisë

Gjykata: Sa i takon vazhdimit të procesit është e pamundur të vijojë pa mbrojtjen e të akuzuarit. Zëvendësohet avokatja që iku me një avokate tjetër. Shtyjmë procesin ditë të enjte, datë tre ora dhjetë

Top Channel