
Ish atleti Murat Basha tha gjatë emisionit “Procesi Sportiv se basketbollistit shqiptar Agim Fagut i duhet bërë përmendore në Tiranë, si një ndër sportistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave.
Ai kujtoi në studio disa prej bisedave të basketbollistëve më të mirë të kohës në botë të cilët vlerësonin talentin e Fagut.
Murat Basha: Kam një problem me emisionin tënd që s’jam dakord që duhet të flitet. Në emisionin tënd që është një nga më të ndjekurit nuk flitet më për sportistë, nuk flitet më për modele siç është Redi, nuk flitet më për sportistë të tjerë që kanë lënë gjurmë, janë ikona të emocioneve, të sportit, për atë që i kanë dhënë sportit, për atë që i kanë dhënë këtij vendi, flamurit që kanë përfaqësu këtë vend me dinjitet, kemi emra pa fund, mund të fillosh me ata që s’janë më, Loro Boriçi, Asllan Rusi, Dash Fagu, por është edhe njëri që është mbi të gjitha Agim Fagu, i cili jo na ka emocionu, por na ka mahnit, vetëm po t’ju kujtoj vetëm me Oransoden e Italisë që kishte tre amerikanë brenda, këtu në Pallatin e Sportit në Tiranë ku unë kam qenë në atë ndeshje, ku kemi dalë të shtrydh nga tre mijë veta ishim 5-6 mijë vetë, ka dalë ndeshja 73 me 73 kanë barazu italianët në sekondën e fundit dhe Gim Fagu ka bërë 48 pikë, por në atë kohë s’kishte tre pikësh, por dy pikësh, po të ishte me kohën e sotme shkonte 78 e 80 pikë, pjesa tjetër e ekipit ka bërë 25 pikë, ka luajtur me Aspën e Turit ka bërë 36 pikë, nuk ka pas ndeshje që Gim Fagu të mos bënte 35, 36 e 40 pikë. Ka dalë koshashënuesi më i mirë në të gjithë kampionatet botërore dhe evropiane që futeshin për eliminatore, plus një njeri pasionant, ka bërë çudira në sport dhe flitet pak ose aspak për të. Gim Fagut duhet t’i bëhet një përmendore në Tiranë që të krijohet një model, që rinia të ketë një model, jo model drogën, pijet e Facebook-un, por të ketë model njeriun që bën sport. Edhe Redi është një model që unë e kam ndjek me kërshëri.
Ed Manushi: Tek Gim Fagu na ke kapur aq bukur saqë…dorëzohem.
Murat Basha: Redi ngjante shumë me Sul Demollarin si në aparencë dhe në lojë që ka bërë. Gim Fagu na ka bërë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë, unë ndihesha krenar që isha shqiptar kur luante Gim Fagu me të huajt dhe këto na mungojnë sot, mendimi im modest është që emisioni yt duhet t’i promovojë këto figura, sepse ai fëmija ku do të marrë model, ku do të marrë aspirim që t’i ngjajë, Amerika e ka, Italia e ka, e gjithë bota e ka, i promovojnë, po ne kur?! Ne kemi një fatkeqësi, djemtë dhe vajzat tona po na i merr alkooli, droga, lojërat, në rastin më të keq varri/ T’ua marrim varrit, burgut, drogave dhe alkoolit fëmijët dhe t’i edukojmë përmes sportit, do të bëhen fëmijë më të mirë në shoqëri, nxënës më të mirë në shkolla dhe pse jo sportistë që të përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë dhe Gim Fagu është i pari.
Në ’93-shin Tit Beci është në Rimini, shoh tha djem të gjatë basketbollistë, kur i shoh nga pas Rusia o thotë rusët, ekipi kombëtar i basketbollit, kur shoh trajnerin e tyre, i madhi Sergei Belov, po ata si ne me roje sigurimsa duke i rujt dhe i thotë njëri nga ata sigurimsat ‘a mund ta takoj trajnerin’, i thotë jam shqiptar, të kam ndjek kur ke lujt basketboll, kisha shumë simpati dhe desha të të përshëndes, faleminderit i thotë dhe ulet me ato letrat, vjen ai sigurimsi prap hajde thot se të do Sergei dhe i thotë ‘çfarë bën i madhi Agim Fagu’, ka qenë në ambasadë, Shqipëria ka ndryshu tani, ‘e di ai që është zgjedhur dy herë në pesëshe të Europës dhe një herë në 12-she me lujt kundër NBA?’ Që është zgjedh një herë në 5-she të Eurpës e dimë tha e s’e lanë me shku, por këto tjerat nuk i dimë, ‘t’i thush nëse e takon’. Slavniç, që është lojtari i Crvena Zvezda, Dverdiç, Macoratti i Italisë thoshin lusnim Zotin mos të arratisej Gim Fagu dhe të vinte në perëndim se do të na eklipsonte dhe do ngeleshim pa punë se do të flitej për të, ne do mbeteshim në hije, ky është Gim Fagu.
Kush është Agim Fagu?
Agim Fagu filloi karrierën në basketboll në ekipin e të rinjve të Partizanit kur ishte 16 vjeç, pas sugjerimit të trajnerit Njazi Lleshi.
U bë “Zotëria 48” kur shënoi 48 pikë në një ndeshje kundër një ekipi të madh evropian në kohën pa trepikësha.
Fitues i disa trofeve dhe shënuesi kryesor në turne ndërkombëtarë gjatë viteve ’70, si Kupat e Europës dhe eliminatoret për Lojërat Olimpike.
Top Channel