
Shtëpia e Bardhë kërcënon të ndërpresë fondet federale për Universitetin e Harvardit.
Administrata Trump ka informuar Harvardin se në bazë të një hetimi është zbuluar se trajtimi i studentëve hebrenj dhe izraelitë nga institucioni ka shkelur ligjet federale për të drejtat civile, raportoi Wall Street Journal.
Raporti citoi një letër të dërguar të hënën Presidentit të Harvardit, Alan Garber, ku thuhej se nëse “ndryshime thelbësore” nuk zbatohen menjëherë, universiteti do të humbasë “të gjitha fondet federale” dhe “marrëdhënia e tij me qeverinë federale do të vazhdojë të preket”.
Trump ka thënë se po përpiqet të detyrojë ndryshime në Harvard dhe universitete të tjera kryesore të SHBA-së, sepse i sheh ato si bastione të antisemitizmit.
Top Channel