Thashethemet për një romancë të re midis Tom Brady dhe Sydney Sweeney janë ndezur pasi ata u takuan në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.

Sipas një raporti nga Daily Mail, aktorja 27-vjeçare ishte personi më i kërkuar i mbrëmjes.

“Sydney, nga pamja e saj, ishte personi që të gjithë donin ta kishin pranë në dasmën e Bezos”, tha një burim. “Të gjithë donin të flisnin me të dhe çdo burrë që iu afrua tha se sa mahnitëse është ajo në jetën reale”, theksoi burimi.

Tom Brady thuhet se ia kishte vënë syrin Sweeney, me TMZ që zbuloi se të dy po bisedonin në barin e hotelit gjatë festimeve disa-ditore. Në fakt, një person tjetër pretendoi se të dy kërcyen së bashku në një festë që zgjati deri në orën 2 të mëngjesit. Një burim tjetër, megjithatë, tha se Brady kërceu me të gjithë në dasmë – jo vetëm me Sweeney, por edhe Brooks Nader, modelen me të cilën thuhet se ishte i lidhur romantikisht vitin e kaluar.

Të nesërmen, paparacët panë Tom Brady dhe Sydney Sweeney duke shëtitur rrugëve të Venecias me Orlando Bloom, i cili ishte atje pa Katy Perry-n, mes raportimeve për ndarjen e tyre.

Thashethemet për një lidhje të mundshme midis të dyve i kanë ngazëllyer fansat e tyre. “Tom Brady tashmë ka gjithçka. Nëse ai merr Sydney Sweeney-n, ai do të jetë i plotfuqishëm”, shkroi një person në rrjetet sociale. Një tjetër komentoi: “Ky është lloji i lakmisë për të cilën flet Bibla”, ndërsa një i tretë tha: “Gisele (red. Bundchen) mund ta ketë fituar betejën, por Brady do ta fitojë luftën”.

Sydney Sweeney, e cila konfirmoi ndarjen e saj nga i fejuari Jonathan Davino në fillim të këtij viti, thuhet se i la mbresa të ftuarit me personalitetin e saj “të thjeshtë” dhe “argëtues”, përtej pamjes së saj të jashtme.

Top Channel