
Teksa sezoni turistik ka nisur në Shëngjin e Tale numri i pushuesve rritet çdo ditë.
Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ka më shumë hapësira publike në të gjithë vijën bregdetare.
Ndodhemi në zemër të bregdetit të Shëngjinit, në një nga hapësirat publike që janë të vendosura çadra nga Bashkia Lezhë me tarifë 400 lekë dita.
Nga ana tjetër pushuesit shprehen të kënaqur me menaxhimin e plazheve publike, si dhe me shtimin e hapësirave për ta.
Përgjatë vijës bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë në total 268 parcela publike.
Nga këto, 94,195 m² janë të lira, ku qytetarët mund të pushojnë pa pagesë, ndërsa 96,070 m² janë me shërbime të menaxhuara nga shoqëria “Lezha Invest”, e ngritur nga Bashkia e Lezhës.
Top Channel