
Torino ka mbyllur një goditje të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e Ardian Ismajlit, i cili transferohet si lojtar i lirë nga Empoli.
Mbrojtësi shqiptar, që kaloi sezonin e fundit në radhët e Empolit, është përzgjedhur nga trajneri Marco Baroni për të forcuar repartin e mbrojtjes së “granatave” në prag të sezonit të ri në Serie A.
Transferimi i Ismajlit vjen në një moment kur Torino është në kërkim të stabilitetit në prapavijë, dhe shqiptari shihet si një zëvendësues i mundshëm për Saúl Coco, edhe nëse ky i fundit qëndron në klub. Me përvojën e tij në elitën e futbollit italian dhe rolin lider që ka pasur te Empoli, Ismajli pritet të sjellë siguri dhe fizikalitet në mbrojtjen torineze.
Për klubin dhe tifozët e Torinos, ky është një përforcim me shumë peshë dhe një sinjal i qartë se objektivat për sezonin e ri janë ambicioze.
Top Channel