Matura Shtetërore/ Publikohen notat e lëndëve me zgjedhje, 366 studentë ekselentë
30/06/2025 18:15
Notat e provimeve me zgjedhje u publikuan këtë të hënë, duke përmbyllur kështu të gjitha testimet e maturantëve.
Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.
Top Channel