
Një moment i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur një makinë kabriolet pezull mbi skenë, pjesë e performancës së saj spektakolare, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme mbi publik.
Këngëtarja ndërpreu menjëherë performancën dhe reagoi me profesionalizëm, duke thirrur “Ndaloni! për të kërkuar ndihmën e stafit teknik.
Publiku, fillimisht i shqetësuar, shpërtheu në duartrokitje sapo situata u stabilizua dhe platforma u ul me siguri, pa shkaktuar asnjë lëndim.
Pas një shkëputjeje të shkurtër, Beyonce u rikthye në skenë, e qetë dhe falënderuese ndaj fansave të saj, duke thënë:
“Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni”.
Ekipi i saj konfirmoi më vonë se bëhej fjalë për një defekt teknik, i cili u menaxhua në kohë. Pavarësisht incidentit, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje, duke dëshmuar edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e yllit të muzikës botërore ndaj artit dhe audiencës së saj./ TAR
Top Channel