“Gjueti shtrigash, qesharake”, Malltezi para SPAK: Gënjyen se toka ishte shpronësuar, Prokuroria e Posaçme ka mashtruar

30/06/2025 09:33

Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë para SPAK këtë të hënë.

“Është gjueti shtrigash, gënjyen se toka ishte shpronësuar doli që është e pronarëve, është një çështje qesharake. E bukura është se i paska bërë Edi Rama, është bërë si Voldemortin, por ne do të përballemi me Voldemortin. Edi Rama duhet të jetë, SPAK nuk guxon as ta thërrasë. Nuk guxon t’i shënojë emrin, ka shkuar deri në mashtrim, e konsiderojnë Edi Ramën Voldemortin”, tha Malltezi para gazetarëve.

Sot është planifikuar të mbahet seanca e parë e themelit për dosjen “Partizani”, në të cilin është i akuzuar së bashkë me vjehrrin e tij, ish kryeministrin Sali Berisha.

Aktualisht Malltezi ndodhet nën masën arrest shtëpie, vendim të cilin e kundërshton prej muajsh.

 

Top Channel