47-vjeçari aksidenton ukrainasen në Vlorë, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

30/06/2025 14:13

Një 47-vjeçar ka aksidentuar ukrainasen ditën e sotme në Vlorë.

19-vjeçarja ka marrë dëmtime të lehta, teksa po merr mjekimin e nevojshëm në spital.

“Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Top Channel