Zjarri në fshatrat e Vlorës, kryebashkiaku: Nisi nga varrezat! Prefekti i qarkut: Janë të qëllimshme!

29/06/2025 19:36

Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit.

Aktualisht flakët po vijojnë dhe po shkojnë drejt fshatrave Bestrovë dhe Kërkovë. Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se të gjitha strukturat janë në terren për menaxhimin e situatës.

Zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e fshatit të Hoshtimës. Për shuarjen e flakëve po punohet nga forcat zjarrfikëse, policia, forcat e armatosura dhe nga ajri.

Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat , ndërsa mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor këtë do ta përcaktojnë hetimet”-është shprehur kryebashkiaku.

90% e zjarreve janë të qëllimshme”- Kështu ka deklaruar prefekti i qarkut te Vlorës Plator Nesturi, i cili kërkoi një reagim më të ashpër ndaj personave që shkaktojnë situata të tilla.

Top Channel