Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

29/06/2025 17:45

Shin Bet, shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit, njoftoi sot se kishte shkatërruar një rrjet “terrorist” të Hamasit në Bregun Perëndimor të pushtuar, në një operacion të kryer së bashku me ushtrinë dhe policinë.

Është “rrjeti më i madh i zbuluar në 10 vite”, tha një njoftim për shtyp i Shin Bet, duke shtuar se arrestoi 60 të dyshuar në operacion, i cili u krye gjatë tre muajve të fundit.

“Ne arrestuam më shumë se 60 persona, sekuestruam 22 armë të llojeve të ndryshme dhe zgjidhëm rastin e një sulmi të armatosur të kryer 15 vjet më parë në të cilin u vranë katër izraelitë”, thuhej në deklaratën e Shin Bet.

Dhjetë qeliza të ndryshme përbënin këtë rrjet të organizatës islamiste në Hebron, sipas deklaratës, e cila përmend gjithashtu ekzistencën e një “depoje nëntokësore” të përdorur për të ruajtur pajisje luftarake dhe për të strehuar “të arratisurit e kërkuar nga autoritetet”.

Top Channel