
Legjenda e Formula 1, Riccardo Patrese, ka zbuluar përpjekjet e tij për të “ndihmuar në zgjimin” e Michael Schumacher pas aksidentit tragjik të gjermanit në Alpe në vitin 2013.
Megjithatë, ai pranon se oferta e tij nuk gjeti kurrë përgjigje, pasi gruaja e Schumacher, Corina, preferoi të mbronte privatësinë e tij.
Shëndeti i shtatë herë Kampionit të Botës ka mbetur një sekret i ruajtur me kujdes që kur ai pësoi dëmtime serioze në tru në një aksident me ski.
Patrese, tani 71 vjeç, ishte shok skuadre i Schumacherit, te ekipi i Benetton në vitin 1993 dhe miqësia e tyre vazhdoi, edhe pasi italiani u tërhoq nga F1 në vitin 1994.
Veterani i F1 foli së fundmi për lidhjen e tyre të veçantë përmes futbollit, ndërsa luanin së bashku në ndeshje bamirësie para aksidentit fatal që ndryshoi jetën e Schumacherit përgjithmonë.
Sipas raportimeve, Patrese zbuloi qëllimin e tij për ta vizituar atë për ta ndihmuar të shërohej, duke besuar se një zë i njohur mund ta ndihmonte.
“Dhe pastaj ndodhi aksidenti. Është një moment shumë i trishtueshëm. E dini, ndonjëherë kur dëgjojnë një zë të njohur, disa zgjohen, e njohin atë zë…”, tha Patrese i përlotur.
Top Channel