
Është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” shoferi që u përfshi në aksidentin ku mbetën të lënduar tre të mitur pak ditë më parë në Tiranë.
lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hixha.
Shtetasi me iniciale E.S., u arrestua pasi përplasi 3 fëmijë të mitur që ishin duke lëvizur me monopatinë në bulervardin “Dëshmorët e Kombit”.
Njoftimi:
1.Vleftesimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrancé te shtetasit E.S, kryer nga oficerët e policisë giyqësore në datën 25.06.2025.
2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim E.S, si i dyshuar për veprës penale te “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” tê parashikuar nga neni 290 të K.Penal, atë tẻ “Arrestit ne shtepi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3.Urdhërohet personi nën hetim E.S qe te mos largohet nga banesa e tij e ndodhur ne Tiranë.
4.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.S nga paraburgimi, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i denuar per ndonje vepër tjeter penale.
5.Ngarkohet Prokurori dhe policia giyqësore për zbatimin e ketij vendimi.
6.Kundër ketij vendimi lejohet te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky qe fillon nga e nesërmja e njoftimit te këtij vendimi.
7. U shpall sot ne Tiranë më date 29.06.2025.
Top Channel