
A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale.
“Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News.
“Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai.
Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”.
🚨BREAKING: President Trump just announced he has a BUYER FOR TIKTOK and will reveal them in “about two weeks.”
President Trump saved TikTok.
Another reason Gen-Z loves Trump.
pic.twitter.com/ACYtm4LpQC— Bo Loudon (@BoLoudon) June 29, 2025
E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin.
Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok.
Top Channel