
Irani tha të hënën se kishte “dyshime serioze” në lidhje me respektimin e armëpushimit nga Izraeli që hyri në fuqi më 24 qershor, pas 12 ditësh lufte midis dy armiqve të përbetuar.
Izraeli e nisi luftën më 13 qershor me sulme ajrore në Iran që vranë oficerë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë të lidhur me programin bërthamor të vendit.
Izraeli tha se po vepronte për të parandaluar Iranin të siguronte një bombë bërthamore, një ambicie që udhëheqja iraniane e mohon fuqimisht, por që pretendon të drejtën për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime politike.
“Ne nuk e filluam luftën, por iu përgjigjëm agresorit me të gjitha fuqitë tona”, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, Abdolrahim Mousavi, duke iu referuar Izraelit, siç u raportua nga televizionet iraniane.
Pas 12 ditësh bombardimesh midis dy vendeve, një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit hyri në fuqi të martën.
“Kemi dyshime serioze në lidhje me respektimin e angazhimeve të Izraelit, përfshirë armëpushimin, dhe jemi gati për një përgjigje të fortë”, shtoi Mousavi, gjatë një bisede telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, Princin Khaled bin Salman.
Top Channel