Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë
29/06/2025 18:21
Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit kryesisht me qiparisa.
Ndërkohë që është kërkuar dhe ndihma e helikopterit i cili ka mbërritur duke hedhur ujë.
Aktualisht flakët po vijojnë dhe po shkojnë drejt fshatrave Bestrovë dhe Kërkovë, ndërkohë që kanë mbërritur dhe forcat e policisë por dhe banorët e fshatrave.
Top Channel