
Kupa e Botës për Klube e FIFA-s u rikthye mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm me ndeshjet e para me eliminim direkt nga ku doli edhe çifti i pare çerekfinalistë, Chelsea-Palmeiras.
Skuadra fituese e Europa League, zhvilloi një ndeshje të çuditshme që zgjai rreth 4 orë. Pas fillimit të sajë normal në orën 22:00 me orën tone lokale, ekipi i Enzo Marescas kishte arritur të kalonte në avantazh në minutën e 64 me Reece James, në stadiumin Bank of America në Karolinën e Veriut. Rezultati vazhdoi I tillë deri 4 minuta nga fundi I kohës së rregullt, kur ndeshja u ndërpre në mënyrë dramatike në minutën e 86-të ndërsa kushtet e vështira klimaterike u afruan në Charlotte. Një mesazh në ekranin e madh të stadiumit shkruante: “Mot i keq në zonë. Kërkoni strehim.” Të 22 lojtarët u nxorën nga fusha dhe 25.929 tifozëve të pranishëm iu tha të evakuoheshin nga tribunat.
Ekipet u kthyen në një stadium pothuajse të zbrazët pothuajse pas dy orësh, me të dyja klubet që ranë dakord për një sesion nxehje të shkurtër, në përpjekje për të përfunduar minutat e fundit, ndërkohë që gjyqtari akordoi 6 minuta shtesë, një shans io artë për Benficën e cila e shfrytëzoi duke shënuar golin e barazimit. Angel Di Maria shndërroi në gol një penallti në minutën e 95-tëduke e zgjatur këtë ndeshje edhe me 30 minuta të tjera, ndërsa “Shqiponjat” mbetën me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të lojës pasi Gianluca Prestianni u ndëshkua me të kuq.
Me kërcënimin e penalltive që po afronte, ishte Christopher Nkunku ai që u bë heroi i Chelseat, duke shënuar golin e avantazhit për të rikthyer epërsinë e Bluve. Më pas Neto dhe Kiernan Deësbury-Hall ndihmuan ekipin anglez të vuloste fitoren me dy gola të vonë në minutën e 11-të, duke siguruar që djemtë e Marescas të kualifikoheshin për t’u përballur me Palmeiras në tetëshen e fundit të Kupës së Botës. Këta të fundit fituan derbin e madh të Brazilit më herët duke mundur Botafogon me shifrat 1-0. Pas një 90 minutëshi të barabartë pa gol në fillimin e kohës shtesë, Paulinjo, saktësisht në minutën e 99-t-ë zhbllokoi shifrat duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Magjia e këtij Botërori Klubesh që po transmetohet ekskluzivisht në Digitalb, do të vijojë mbrëmjen e sotme m përballje të tjera të mëdha, Në orën 18:00 Lionel Messi me Inter Miamin e tij do të përpiqet të lë jashtë Kupës së Botës ish-ekipin e tij të PSG-s ndërkohë që në orën 22:00 do të jetë Bayerni i Mynihut që do të masë forcat me Flamengon.
Top Channel