Autor i tetë vjedhjeve të biçikleta në qytetin e Durrësit, arrestohet 36-vjeçari

29/06/2025 10:44

Është vënë në pranga autori i dyshuar i tetë vjedhjeve të biçikletave në qytetin e Durrësit.

Policia bëjnë me dije se vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bicycle 3”.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.

Arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bicycle 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit:

S. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel