Ka përfunduar takimi mes krerëve të partive politike në Kosovë.  

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se ky takim është mbyllur pa rezultat.

“Ne kërkuam që nesër të mos vazhdojmë me kërkesën për komisionin për votimin e fshehtë, por të kalohet në votim të hapur. Është çështje e tyre. Po ashtu e kanë ofertën që ne kemi votë për kandidatë të tjerë”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Top Channel