Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

28/06/2025 09:25

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social – Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës europiane.

Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës europiane un konfirmua mbështetja e plotë të Social – Demokratëve në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me përfaqësues të lartë të socialistëve evropianë, të cilët po ashtu janë mbështetës të rrugës sonë europiane.

Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin dhe të  japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në familjen e madhe europiane”, u shpreh Klosi pas takimit.

Top Channel